Shkurt.ch
Më shumë para për azil
Këshilli Federal do të kërkojë në Parlament një kredi shtesë për çështjen e azilit në vlerë prej 188 milionë frangash zvicerane. Kërkesa e tillë vjen për shkak se në Zvicër vijnë më shumë kërkesa për azil.
Departamenti Federal i Financave (FDF) konfirmoi se janë shtuar nevojat financiare për sistemin e azilit me rritjen e numrit të kërkesave për azil.
Në gjysmën e parë 2015 janë regjistruar 16 për qind më shumë kërkesa për azil se në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Në përgjithësi, Sekretariati i Shtetit për Migrim (SEM) për këtë vit pret rreth 29.000 aplikacione për azi. Buxheti aktual për vitin 2015 është parashikuar 22 mijë kërkesa për azil.
Në korrik Parlamenti kishte miratuar një kredi shtesë për azilin. Bëhet fjalë për 44.2 milionë franga zvicerane që ishin planifikuar për qendrën federale të azilit në Giffers FR.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Vdes 29 vjeçari në vendin e punës Një punëtor ndërtimi 29-vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit të autostradës në Giswil, Obwalden... -
Një alpinist vdes në aksident në Matterhorn -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026














