Kosova
Rritet çmimi i naftës në Kosovë: Litri kushton deri në 1.60 euro
Çmimet ndryshojnë në varësi të kompanive, ku nafta shitet nga 1.53 deri në 1.60 euro për litër. Ndërkohë, benzina kushton nga 1.34 deri në 1.38 euro për litër
Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet ndryshojnë në varësi të kompanive, ku nafta shitet nga 1.53 deri në 1.60 euro për litër. Ndërkohë, benzina kushton nga 1.34 deri në 1.38 euro për litër, raporton rtklive.com.
Berjani ka bërë të ditur gjithashtu se çmimi i naftës me shumicë aktualisht është rreth 1.54 euro për litër.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati 105 dollarë për fuçi, një rritje prej më shumë se 40 për qind që nga fillimi i luftës me Iranin.
Sipas Associated Press, çmimi i Brent u rrit me 1.6 për qind dhe tani është 104.73 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 1 për qind, në 99.68 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej pothuajse 50 për qind që nga fillimi i luftës.
Sipas firmës kërkimore Rystad Energy, në pak më shumë se një javë që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, më shumë se 12 milionë fuçi naftë në ditë janë nxjerrë jashtë qarkullimit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër













