Lajme
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Bajramit të Fitrit është nesër, e premte, 20 mars 2026.
“Të nderuar vëllezër dhe motra, Pas muajit të bekuar të Ramazanit, me zemra të mbushura me falënderim dhe gëzim, festojmë ardhjen e festës së Bajramit të Fitrit. Ky muaj na mësoi rëndësinë e vetëkontrollit dhe shpërndarjen e mirëqenies si dhe na afroi më shumë me Zotin, me të afërmit dhe me komunitetin. Lutemi që Allahu të pranojë agjërimin, namazet, zekatin, sadekatul-fitrin dhe çdo vepër të mirë që kemi bërë gjatë këtij muaji. Le t’i ruajmë më tutje mësimet e Ramazanit, që të bëhemi njerëz më të mirë dhe më besnikë”, thuhet në urim.
Tutje, KMSHZ ka deklaruar se Festa e Bajramit vjen në një kohë të vështirë për botën, ku shumë njerëz të pafajshëm vuajnë.

“Le të jemi të hapur për ata që kanë nevojë dhe të shpërndajmë paqe dhe mirësi, duke ruajtur bashkimin dhe respektin mes nesh. Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, ju uroj të gjithëve një Bajram të bekuar, plot paqe, dashuri dhe forcë në bashkimin tonë. Me fat juve dhe familjeve tuaja festa e Bajramit të Fitrit! Me respekt, Mehas Alija, Kryetar i KMSHZ-së”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?










