Lajme
Marrëveshja në Vjenë i lë Malit të zi pjesë të Kosovës?
Në marrëveshjen që nënshkruajnë më 26 gusht Kosova me Malin e Zi, pjesë të Kullës te Rozhaja dhe në Grykën e Rugovës nën Çakor, në të cilat janë tëbanat që i shfrytëzojnë shqiptarët, mbeten në territorin e Malit të Zi. Kështu shkruan gazeta Vijesti e Podgoricës duke iu referuar burimeve qeveritare tëMalit të Zi dhe përcjell koha.net.
Mali i Zi më 26 gusht në Vjenë, një ditë para fillimit të samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, do ta nënshkruajë Marrëveshjen kufitare me Kosovën, i kanë thënë zyrtarë të Qeverisë malazeze gazetës Vijesti të Podgoricës.
Sipas kësaj gazete, kufiri ndërmjet dy vendeve do të jetë ai i konfirmuar me Kushtetutën e vitit 1974.
Nënshkrimin marrëveshjes nga ana e Kosovës, transmeton Koha.net shkrimin e Vijestit, e bën kryetarja e vendit Atifete Jahjaga ndërsa nga Mali i Zi kryetari i tij Filip Vujanoviq.
Burime nga Qeveria malazeze kanë thënë se pjesë të Kullës te Rozhaja dhe në Grykën e Rugovës nën Çakor, në të cilat janë tëbanat që i shfrytëzojnë shqiptarët, mbeten në territorin e Malit të Zi.
“Shënimi i kufirit me Malin e Zi është në pajtim të plotë me vijën sipas Kushtetutës së vitit 1974, planin e Marti Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e Kosovës”, ka kumtuar më herë Qeveria e Kosovës.
Opozita më herët kishte thënë se nga gjithsej 79 kilometra kufi, në Mal të Zi kanë mbetur rreth 12 mijë hektarë tokë që i takojnë komunës së Pejës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













