Kosova
Medalje presidenciale për prof.dr. Nazmi Maliqin: Një jetë e përkushtuar për Kosovën
Një nga figurat e angazhuara në proceset kyçe politike të Kosovës, Prof. Dr. Nazmi Maliqi, është dekoruar ditë më parë me Medaljen Presidenciale të Meritave (post mortem) nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në vlerësim të kontributit të tij të gjatë në shërbim të vendit.
Ky vlerësim i lartë institucional vjen si njohje për angazhimin e tij shumëvjeçar në jetën publike dhe politike, ku ai është shquar si një ndër figurat e përkushtuara në procese të rëndësishme për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Gjatë viteve 1994–1998, Maliqi ka qenë deputet në Maqedoni dhe njëkohësisht i angazhuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë përfaqësimin në Ansamblen e NATO-s, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
Ai ishte gjithashtu bashkëpunëtor i afërt i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, duke qenë pjesë e përpjekjeve institucionale dhe politike në periudha kyçe për vendin.
Medalja Presidenciale e Meritave është një nga dekoratat më të larta shtetërore dhe u ndahet personaliteteve që kanë dhënë kontribut të veçantë për shtetin dhe shoqërinë.
Ky nderim rikonfirmon rolin dhe rëndësinë e figurave që kanë kontribuar në rrugëtimin e Kosovës drejt forcimit të shtetësisë dhe zhvillimit demokratik.
Prof. Dr. Nazmi Maliqi ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 66-vjeçare.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi gati për debutimin e rëndësishëm në operën “Luisa Miller” në Hamburg Sopranoja shqiptare do të ngjitet në skenën e Staatsoper Hamburg nën dirigjimin e Henrik Nánási, duke... -
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













