Kosova
Çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten në Kosovë, pavarësisht rënies së naftës në bursat ndërkombëtare
Nafta 1.91 €/litër, benzina 1.47 €/litër, gazi 0.82 €/litër; stabilizimi pritet pas armëpushimit SHBA–Iran
Rënia e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, pas arritjes së armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, ende nuk ka pasur efekt në tregun e karburanteve në Kosovë. Përkundrazi, çmimet kanë vijuar të rriten dita-ditës, përcjell albinfo.ch.
Sot, çmimi i naftës është 1.91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër, ndërsa i gazit 0.82 euro për litër. Këto shifra tregojnë rritje nga e mërkura, kur nafta ishte 1.89 €/litër, benzina 1.46 €/litër dhe gazi 0.77 €/litër.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se beson se stabilizimi i çmimit të naftës do të ndodhë në ditët në vijim pas marrëveshjes për armëpushim.
Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë përmes një statusi në Facebook se armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme në tregun e naftës, por ky mund të jetë vetëm një reagim afatshkurtër. Ai ka shtuar se nëse situata mbetet e qëndrueshme, çmimet mund të bien gradualisht. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur












