Kosova
Albin Kurti përkujton 27-vjetorin e Betejës së Koshares
Kryeministri nderon luftëtarët e UÇK-së dhe thekson rëndësinë strategjike të kësaj beteje për lirinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës për çlirimin e vendit, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka nderuar luftëtarët e rënë dhe pjesëmarrësit e kësaj beteje, duke e cilësuar si një përpjekje vendimtare për shembjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për çlirimin e atdheut.
“Më 9 prill 1999, në mëngjes herët, ushtarët e UÇK-së mësyen mbi pozicionet e forcave serbe në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, duke sulmuar bazën ‘7 Korriku’, Rrasën e Koshares dhe majen Gllava. Për dy muaj të plotë, mijëra pjesëtarë të UÇK-së u përfshinë në luftimet e Betejës së Koshares, në një terren malor e kodrinor,” shkroi kryeministri.
Ai ka theksuar se beteja vazhdoi deri në përfundimin e fushatës ajrore të NATO-s, dhe se humbjet në radhët e forcave serbe ishin të konsiderueshme, megjithëse pala serbe nuk i publikoi kurrë të dhënat e plota.
“Çdo pranverë i kujtojmë me mirënjohje dhe nderime të gjithë luftëtarët e UÇK-së që morën pjesë me guxim në Betejën e Koshares, duke dhënë djersë, mund dhe gjak për atdheun tonë dhe lirinë e popullit. Lavdi u qoftë dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares, sot e përmot!” – shkroi Kurti.
Ky përkujtim nënvizon vlerën historike dhe simbolike të Betejës së Koshares për identitetin dhe lirinë e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një fitues rrëmbeu 22,98 milionë franga.... -
Zvicër: 15-vjeçari humb jetën nga goditja me tren -
Pranvera në Zvicër, temperaturat deri në 23°C -
Chair nis fluturime të reja verore drejt Spanjës -
Qytetet më të ngarkuara me punë në Zvicër, Cyrih prin renditjen









