Lajme
Një person në Zvicër ka fituar pothuajse 23 milionë franga në Loto
Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një fitues rrëmbeu 22,98 milionë franga.
Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një person në Zvicër ka fituar një shpërblim pothuajse 23 milionë franga. Sipas Swiss Lotto, fituesi ka rënë në shenjë me të gjitha numrat e saktë dhe numrin shtesë, duke marrë një shumë prej 22’983’116,75 franga, përcjell albinfo.ch.
Numrat e fatit ishin: 2, 9, 21, 22, 26, 35, ndërsa numri shtesë ishte 3.
Edhe fituesi i vendit të dytë ka marrë një shpërblim të konsiderueshëm: 1 milion franga për gjashtë numra të saktë pa numrin shtesë.
Swiss Lotto njoftoi gjithashtu se jackpoti i radhës fillon nga 1,5 milionë franga, duke ofruar mundësi të tjera për të provuar fatin në të ardhmen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat bien, por thatësira mbetet: Zjarret në natyrë janë të ndaluara në të gjitha kantonet Modalitete të ndryshme në varësi të vendeve: Për shembull, Fribourg gjithashtu ndalon barbekjutë. Disa përjashtime (por... -
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais













