Lajme
Hoxha takon në Tiranë deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashin
Ministri Ferit Hoxha takon deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët. Takimi u zhvillua në Tiranë në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës, ku u theksua roli i shqiptarëve jashtë vendit si urë bashkëpunimi dhe përfaqësim dinjitoz në botë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim në Tiranëme deputetin shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministri Hoxha përmes një postimi në platformën X, ku shprehu kënaqësinë për takimin me deputetin shqiptar, duke e cilësuar atë si një histori suksesi dhe shembull krenarie për diasporën shqiptare.
“Kënaqësi të takoja sot, në Tiranë, deputetin në Parlamentin e Suedisë, Arbër Gashi, në kuadër të Samitit të IV-të të Diasporës,” shkroi Hoxha.
Ministri e vlerësoi Arbër Gashin, të cilin e përshkroi si “bir i Drenicës”, duke theksuar se rrugëtimi dhe arritjet e tij janë dëshmi se identiteti shqiptar nuk humbet, por përkundrazi forcohet dhe pasurohet edhe jashtë kufijve.
Sipas Hoxhës, shembujt e diasporës shqiptare që janë të mirëintegruar dhe aktivë në jetën politike e institucionale të vendeve ku jetojnë, janë një frymëzim i drejtpërdrejtë për shoqërinë shqiptare.
Ai theksoi se raste të tilla janë të rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo në botë, për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe për promovimin e emrit të Shqipërisë dhe shqiptarisë në arenën ndërkombëtare.
“Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo që jetojnë shqiptarët,” përfundoi ministri në postimin e tij./Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit UBS ka shkurtuar disa qindra vende pune në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si pjesë... -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur













