Kosova
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës
Deputeti i ardhshëm në Parlamentin e Zvicrës vlerëson bashkëpunimin Kosovë–diasporë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e ardhshëm në parlamentin federal të Zvicrës me origjinë shqiptare, Arbër Bullakaj, i cili pritet të nisë mandatin e tij në fund të këtij muaji, transmeton albinfo.ch.
Kurti e ka falënderuar Bullakajn për vizitën dhe e ka uruar për zgjedhjen e tij si deputet në Parlamentin Federal të Zvicrës, duke u bërë, sipas njoftimit të Kryeministrisë, vetëm personi i dytë me rrënjë nga Kosova që fiton mandat në këtë institucion, pas Islam Alijajt.
Arbër Bullakaj është me origjinë nga Suhareka dhe është zhvendosur në Zvicër gjatë viteve ’90. Ai ka qenë aktiv në politikën zvicerane për më shumë se dy dekada.
Aktualisht, ai është anëtar i Këshillit federal të Partisë Socialdemokrate (SP), president i SP Migrante në kantonin e St. Gallen dhe kryetar i Komitetit të Iniciativës Demokratike për reformën e shtetësisë zvicerane.
Kjo iniciativë, e cila ka mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime të vlefshme dhe është dorëzuar në parlament në nëntor të vitit 2024, synon lehtësimin e procesit të fitimit të shtetësisë zvicerane.
Gjatë takimit u diskutua për integrimin dhe sukseset e mërgatës shqiptare në Zvicër, si dhe për rolin e saj në zhvillimin e Kosovës.
Sipas njoftimit, palët kanë diskutuar gjithashtu mundësitë për bashkëpunim konkret në fushën politike, kulturore dhe ekonomike, si dhe forcimin e avokimit për Kosovën dhe krijimin e urave lidhëse ndërmjet dy vendeve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës EHL Lausanne certifikon 60 nxënës shqiptarë në fushën e hotelerisë... -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes
Jeta në Zvicër
-
Ndalimet e hyrjes në Zvicër u katërfishuan në vitin 2025 Policia federale zvicerane (Fedpol) lëshoi 614 ndalime hyrjeje në vend në vitin 2025, katër herë më... -
Këto kantone implementojnë kartat e pagesës për azilkërkuesit -
Lufthansa nis shkurtime drastike, preken mbi 100 mijë punonjës, përfshirë Swiss -
Çfarë do të thotë për pasagjerët mbyllja e pistës në EuroAirport -
Lufta në Lindjen e Mesme krijon pasiguri për industrinë zvicerane të orëve











