Kosova
Krerët e institucioneve bëjnë homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës
Homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit dhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani
Me rastin e 18 prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, krerë të institucioneve shtetërore kanë bërë homazhe në kryeqytet, pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, si dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.
Haxhiu theksoi rëndësinë e figurës së Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke vlerësuar kontributin e tyre në organizimin e rezistencës dhe në frymëzimin e të rinjve për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot nderojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit, gjithë dëshmorëve të Prishtinës dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Kontributi i tyre është arsyeja pse sot jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur”, u shpreh Haxhiu.
Homazhe bëri edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, komandantë dhe familjarë të dëshmorëve. Ai vizitoi Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, duke theksuar se sakrifica e tyre është themeli i paqes, lirisë dhe demokracisë që gëzon sot Kosova.
Në aktivitet morën pjesë edhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, i cili kërkoi që të dokumentohen krimet e luftës dhe të kërkohet drejtësi për të rënët. Ndërsa ministri Maqedonci u shpreh se Kosova po ecën në drejtimin e duhur në forcimin e ushtrisë, duke u mbështetur në themelet e UÇK-së dhe sakrificën për liri.
Në homazhe morën pjesë edhe deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetja Vlora Çitaku tha se liria e Kosovës ka ardhur me një çmim të lartë dhe se kujtimi i dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e vendit.
E-Diaspora
-
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel Tashmë 11-vjeçare, Moda Ademi performoi me shumë sukses në koncertin “Jazz Pop Rock – Jaboro Nights”,... -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në... -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata











