Lajme
Ag Apolloni prezanton romanin “Kësukëkuqja” në Universitetin e Harvardit
Takimi letrar u organizua në Ditën Botërore të Librit në kuadër të promovimit të letërsisë shqipe në arenën ndërkombëtare
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, në Universitetin e Harvardit është organizuar një takim letrar me shkrimtarin shqiptar Ag Apolloni, ku është prezantuar romani i tij “Kësukëkuqja, përrallë për të rritur” (Red Riding-Hood: A Fairy-tale for Grown-ups), transmeton albinfo.ch.
Ngjarja u mbajt në Menschel Hall, pjesë e Harvard Art Museums, duke shënuar një moment të rëndësishëm për prezantimin e letërsisë shqipe në një nga universitetet më prestigjioze në botë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe studiuesja e njohur Maria Tatar, ndërsa prezantimin e autorit dhe të veprës e realizoi Ekaterina Pirozhenko nga Departamenti i Gjuhëve Gjermanike dhe Letërsive.
Ky promovim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë së letërsisë shqipe në skenën ndërkombëtare dhe në qarqet akademike globale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi Komuniteti “Bashkimi” në Berisso sjell në skenë kulturën shqiptare në Festivalin e 47-të të Emigracionit... -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern -
Cyrih: Promovohen librat e Dr. Salih Krasniqit -
Edicioni i dytë i “Marshit për drejtësi”: Gjeneva në qendër të angazhimit ndërkombëtar për personat e zhdukur
Jeta në Zvicër
-
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern Egzona Veseli përmbyll studimet master në Bern, shembull i suksesit të vajzave... -
Zvicër: Kërkesë e lartë për “infermierët forensikë”, Cyrihu e bën shërbimin të përhershëm -
Swiss prezanton tarifë të re pa bagazh dore -
Pa emigracion, popullsia e Zvicrës do të plakej ndjeshëm -
Pse vetëm Aargau shpall gjendje emergjente për azilin në Zvicër?











