Lajme
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë
Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e Jack Thorne, vjen për publikun në Vjenë, nga Teatri i qytetit “Hadi Shehu” – Gjakovë, shkruan albinfo.at
Nën regjinë e Zana Hoxhës, kjo shfaqje sjell një rrëfim tronditës për njeriun në kufijtë e tij mes varfërisë, presionit dhe shpërbërjes shpirtërore.
Sipas njoftimit të grupit organizativ “Ká-grup”, shfaqja do të jepet më 2704.2026 në “Akzent Theater” në Vjenë, duke filluar nga ora 19:00.
“’Vojçek’ është një udhëtim shpirtëror dhe psikologjik që shqyrton kufijtë e vuajtjes njerëzore, tensionet e brendshme dhe marrëdhëniet e shkatërruara nga shqetësimet e jetës.” thuhet në njoftim.
Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari, Eden Kastrati.
Shfaqja është realizuar nga teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë, në partneritet me Qendrën për Art dhe Komunitet “Artpolis.
📍 Akzent Theater, Vjenë
🗓 27 Prill 2026
🕖 Ora 19:00
🎟 Hyrja: Freie Spende (rezervimi: [email protected])

E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova... -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern
Jeta në Zvicër
-
Aksident zinxhir në autostradën A1, një person humb jetën, disa të tjerë të lënduar Katër automjete u përfshinë në përplasjen mes Oftringen dhe nyjës Härkingen, duke shkaktuar kolona të gjata... -
Shfaqet një ujk në zonën e Cyrihut -
BE mund ta detyrojë Zvicrën të paguajë miliona për punëtorët ndërkufitarë të papunë -
Bernë
Egzona Veseli diplomon në Master për Drejtësi në Bern -
Zvicër: Kërkesë e lartë për “infermierët forensikë”, Cyrihu e bën shërbimin të përhershëm










