Lajme
Zvicër: Shoqata e Policëve kundër iniciativës “Jo 10 milionë”
Organizata paralajmëron se miratimi i iniciativës anti-imigracion mund të rrezikojë bashkëpunimin policor ndërkombëtar mes Zvicrës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Shoqata Ombrellë e Policëve në Zvicër ka dalë kundër iniciativës së krahut të djathtë kundër imigracionit, e njohur si “Jo 10 milionë”, e cila pritet të hidhet në referendum më 14 qershor, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të publikuar të enjten, Shoqata e Policëve (VSPB) paralajmëroi se miratimi i kësaj iniciative mund të rrezikojë bashkëpunimin ndërkombëtar policor mes Zvicrës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas kësaj organizate, një zhvillim i tillë do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit ndërkufitar.
Për këtë arsye, VSPB ka bërë thirrje të qartë për të votuar kundër kësaj nisme në referendumin e ardhshëm.
Shoqata e policëve është ndër institucionet dhe organizatat e fundit që i bashkohet një liste të gjatë partish politike dhe grupesh të ndryshme që kanë ngritur alarmin për pasojat e mundshme të kësaj mase./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova... -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi -
Spanjë
Melisa Ibrahimi shpallet Ambasadore Artistike e Kosovës në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé njofton shkurtime deri në 180 vende pune në Francë Gjigandi i ushqimit Nestlé po planifikon të shkurtojë deri në 180 vende pune mbështetëse në Francë.... -
Kriza e kerozinës: A do të anulohen fluturimet masivisht para festave të ardhshme? -
Dobësimi i rrymave oqeanike mund të ketë intensifikuar epokat e akullnajave, tregon studimi zviceran -
Zvicra fillon rihapjen graduale të ambasadës në Iran -
Prill jashtëzakonisht i thatë përfshin Zvicrën, paralajmëron MeteoSwiss













