Bota
Kush është autori i sulmit në Darkën me korrespodentë
Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë
Janë zbuluar informacione të reja mbi autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në hotelin Hilton Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas mediave amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.
Ai është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë.
Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.
Sipas Jeffery W. Carroll, shef i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, i dyshuari ishte i pajisur me disa armë.
“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, u shpreh ai.
Ndërkohë, agjenti i Shërbimit Sekret që mbeti i plagosur gjatë ndërhyrjes është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mos harroni: radar-detektorët janë të paligjshëm Përpjekja për të “mposhtur” kamerat e shpejtësisë në Zvicër mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Një banore nga... -
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur













