Lajme
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë
Hulumtimi i “NZZ am Sonntag Magazin” tregon se biçikletat elektrike të vjedhura në Zvicër transportohen në Ballkan dhe shiten në tregun e dorës së dytë në Kosovë.
Një hulumtim i publikuar nga gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag Magazin” ka dokumentuar një rrjet ndërkombëtar të vjedhjes së biçikletave elektrike në Zvicër, duke zbuluar se disa prej tyre përfundojnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas reportazhit, gazetarët kanë ndjekur me GPS disa biçikleta të vjedhura, ku një rast konkret çon në një fshat në Kosovë. Një biçikletë elektrike e vjedhur në Bern është gjetur më pas në një dyqan kosovar që shet produkte të dorës së dytë.
Artikulli thekson se kërkesa për biçikleta elektrike në Kosovë është rritur dukshëm pas pandemisë. Ndërkohë, mungesa e përfaqësive zyrtare të prodhuesve bën që tregu të mbështetet kryesisht në produkte të përdorura, duke krijuar hapësirë për import nga jashtë, përfshirë edhe mallra me origjinë të dyshimtë.
Gazetarët zviceranë kanë arritur në një qytet të vogël në Kosovë, ku sinjali GPS i ka çuar te një dyqan që shiste rroba, pajisje sportive dhe biçikleta të përdorura. Pronari, i quajtur “Besnik”, fillimisht është treguar nervoz kur është përmendur biçikleta, por më pas ka pranuar të flasë në anonimitet.
Në një dhomë të veçantë, gazetarët kanë gjetur biçikletën e kuqe elektrike të vjedhur në Bern. Pronari u ka thënë ta marrin mbrapsht, por ka pranuar se kishte dyshime për origjinën e saj, pa bërë verifikime të mëtejshme.
Ai ka deklaruar se biçikletat i siguron përmes kontakteve jashtë vendit dhe i blen për t’i rishitur me fitim në Kosovë, duke vepruar në një treg ku origjina e mallrave shpesh mbetet e paqartë. Transaksionet zhvillohen kryesisht me para në dorë, ndërsa transporti realizohet përmes rrugëve tokësore, përfshirë edhe autobusë që përdoren nga diaspora për dërgesa.
Sipas reportazhit, disa ditë pas takimit me gazetarët, policia ka vizituar dyqanin, ka marrë fotografi dhe ka bërë pyetje për furnizuesit. Në mesin e policëve ishte edhe një zyrtar nga Zvicra, çka dëshmon për bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimin e këtij zinxhiri.
Në këtë treg, çmimet janë më të ulëta se në Zvicër: një biçikletë e blerë për rreth 1500 euro në Kosovë mund të rishitet për rreth 1900 euro, ndërsa ndërmjetësit dhe shitësit lokalë përfitojnë nga diferenca.
Reportazhi e paraqet Kosovën si një nga destinacionet ku përfundojnë një pjesë e biçikletave të vjedhura në Evropën Perëndimore, në kuadër të një zinxhiri që përfshin vjedhje, transport dhe rishitje në tregje ku kërkesa është në rritje./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër Në Lugano, Irma Kurti u emërua “Akademike Nderi” nga Universum Academy dhe fitoi çmimin e tretë... -
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!












