Muzikë
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur
Shfaqja do të mbahet më 09 maj 2026, nga ora 18:00, në Theater am Gleis në Winterthur dhe pritet të tërheqë një numër të madh të interesuarish.
Në një kohë kur ruajtja e identitetit kulturor bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, një ngjarje e veçantë në Zvicër pritet të dëshmojë se kultura shqiptare jo vetëm që ruhet, por edhe shpaloset me dinjitet në skenat ndërkombëtare.
Në kuadër të “Festës së vallëzimit 2026 dhe festës ndërkulturore”, një festival që bashkon kultura të ndryshme përmes vallëzimit, ku skena e Theater am Gleis në Winterthur do të mirëpresë shfaqjen “ALL EYES ON YOU!”, të rinjtë do të paraqesin aftësitë e tyre artistike para publikut.
Por këtë herë, sytë nuk do të jenë vetëm mbi vallëzimin, do të jenë edhe mbi shpirtin e një kulture shumë ngjyrëshe të shumë fëmijëve e të rinjëve .
SH.K.A “Dardania” sjell traditën shqiptare në një skenë ndërkombëtare.
Mes shumë stileve të ndryshme, duke vijua nga vallëzimi modern, baletit klasik, deri te forma të tjera skenike, zë një vend të veçantë edhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Dardania” nga Winterthuri.
Me një veprimtari mbi tri dekada, kjo shoqëri nuk paraqitet vetëm si pjesëmarrëse, por si bartëse e një tradite të gjallë, që përcillet brez pas brezi.
Në këtë skenë ku takohen kultura nga vende të ndryshme, paraqitja shqiptare bëhet një dëshmi e qartë: identiteti nuk humbet, ai ruhet dhe prezantohet me krenari.
Një festival që bashkon kulturat dhe ngjyra e botës kulturore!
“Interkulturelles Tanzfest” është një festë e përbashkët e kulturave, ku dallimet nuk ndajnë, por afrojnë.
Në këtë kuadër, “ALL EYES ON YOU!” shndërrohet në një hapësirë ku të rinjtë shprehen përmes lëvizjes, ritmit dhe krijimtarisë së tyre, duke sjellë në skenë gjallëri dhe emocion.
Një mbrëmje ku të gjithë sytë janë tek talenti!
Shfaqja do të mbahet më 09 maj 2026, nga ora 18:00, në Theater am Gleis në Winterthur dhe pritet të tërheqë një numër të madh të interesuarish.
Organizatorët bëjnë të ditur se hyrja është e mundur vetëm me biletë dhe rezervim paraprak, për shkak të numrit të kufizuar të vendeve.
Më shumë se një paraqitje dhe një përfaqësim i denjë!
Pjesëmarrja e SH.K.A “Dardania” nuk është vetëm një paraqitje artistike.
Ajo është një përfaqësim i komunitetit shqiptar në Zvicër, një dëshmi se kultura jonë jo vetëm ruhet në mërgatë, por edhe bëhet pjesë e jetës kulturore të vendit mikpritës.
Në një skenë ku bashkohen kultura të ndryshme, Shqipëria, dhe trojet tona kombëtare vijnë përmes vallëzimit, ritmit dhe shpirtit të saj autoktor përmes veshjeve, dokeve dhe zakoneve tona të trashigimisë.
Dhe në këtë mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë tek ajo, sepse ne jemi aty ku kërkohet!
📍 Theater am Gleis, Untere Vogelsangstrasse 3, 8400 Winterthur
📅 09.05.2026
🕓 Ora 18:00
📞 Kontakt:
Shefqet Cakolli – 079 672 41 82
Albulena Kqiku – Cakolli – 076 575 88 81
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Maj 2026
- Ora18:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit9 Maj 2026 - 20:00
E-Diaspora
-
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës... -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë












