Kosova
Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kërcënon me jetë Albin Kurtin
Më 29 qershor 2023 organizata “Severna brigada” është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës. Ajo kishte kërcënur Kurtin edhe në vitin 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është kërcënuar sot me jetë nga organizata e shpallur terroriste “Brigada e Veriut” (“Severna brigada”).
Gjatë ditës së premte, më 08.05.2026, kjo organizatë ka publikuar në rrjetet sociale një postim kërcënues ndaj Kurtit.“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”- thuhet në mesazhin drejtuar kryeministrit në detyrë.
I pyetur lidhur me këtë mesazh, kryeministri Kurti është shprehur se këto kërcënime janë dëshmi e re se është një organizatë terroriste dhe nuk ka vend në Republikën e Kosovës. “Ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re që janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës.
Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigadë veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd” – tha Kurti për media.
Një postim i njëjtë me mesazhe kërcënues ndaj Kurtit nga kjo organizatë është bërë në vitin 2025.
Më 29 qershor 2023 organizata “Severna brigada” është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












