Lajme
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin e mësuesve të gjuhës shqipe për komunitetet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, duke vazhduar njëkohësisht financimin e këtij programi me fondet e shtetit.
Në podkastin “Flasim”, Rama kishte të ftuar mësuesen e gjuhës shqipe në Nju Jork, Drita Gjongecaj, për të cilën tha se, së bashku me mësueset e tjera në diasporë, përfaqësojnë “heroinat e heshtura të shqiptarisë”.
Ai nënvizoi se programi “Mësues për Shqipërinë” do të forcohet edhe më tej, duke u zgjeruar me degë të posaçme për mësuesit shqiptarë në Greqi dhe Itali, transmeton albinfo.ch.
Gjatë bisedës, Gjongecaj foli për punën e saj në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe tek fëmijët shqiptarë në SHBA. Ajo veçoi si sukses hapjen e klasës së parë dygjuhëshe shqip-anglisht në Bronks, brenda një shkolle publike amerikane.
Sipas saj, këto klasa nuk kufizohen vetëm në mësimin e gjuhës shqipe, por përfshijnë edhe zhvillimin e lëndëve të tjera në shqip. Ajo theksoi gjithashtu se interesimi i prindërve shqiptarë për këtë iniciativë ka qenë shumë i madh.
Në fund, Gjongecaj kërkoi më shumë ndihmë nga shteti shqiptar për përgatitjen e materialeve mësimore, ndërsa Rama premtoi se do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të një takimi mes mësuesve shqiptarë në Nju Jork dhe drejtuesve të bashkisë së qytetit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











