Kosova
Osmani kritikon ashpër LVV, por ‘Tubimi i Bashkimit’ me shumë mungesa në LDK
Ish-presidentja adresoi kritika të drejtpërdrejta edhe ndaj Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë parimësie, hipokrizi politike dhe dëmtim të interesave shtetërore
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-partnerëve politikë, duke i cilësuar si hipokritë dhe të gatshëm të sakrifikojnë shtetin për interesa partiake dhe ideologjike.
Në një fjalim me tone të forta politike, Osmani tha se përplasjet me ish-aleatët kulmuan për shkak të dallimeve ideologjike dhe qasjes ndaj marrëdhënieve me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo kritikoi ashpër ata që, sipas saj, “e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj” dhe që kanë si mision eliminimin politik të secilit që vendos interesin shtetëror mbi interesin partiak, transmeton albinfo.ch.
“Në njërën anë është rruga e atyre që e çojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë… rruga e atyre që ia refuzuan popullit 51 për qind vetëm për të eliminuar një president që u ul me presidentin e SHBA-së”, deklaroi Osmani.
Ish-presidentja adresoi kritika të drejtpërdrejta edhe ndaj Lëvizja Vetëvendosje, duke e akuzuar për mungesë parimësie, hipokrizi politike dhe dëmtim të interesave shtetërore. Sipas saj, disa politikanë “e mbajnë qytetarin peng të frikës dhe viktimë të linçimeve”, ndërsa shtoi se është paradoksale që, 27 vjet pas luftës, të sulmohen ata që kanë kontribuar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Mungesat në Tubimin e Bashkimit
Thyerja me liderin e LVV-së, Albin Kurti, u pa nga LDK si mundësi për kthimin e saj në parti, ndonëse disa zyrtarë të lartë të kësaj partie – dikush publikisht e dikush në heshtje – nuk e kanë mirëpritur një gjë të tillë.
Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami munguan edhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, kur u vendos për kthimin e Osmanit në parti. Në garën zgjedhore, LDK do ta ketë si kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












