Lajme
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale
Studiuesja shqiptare vlerësohet ndër 30 të rinjtë më me ndikim global për kërkimet mbi Alzheimerin dhe sëmundjet neurodegjenerative
Një tjetër histori suksesi shqiptare po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të shkencës dhe mjekësisë. Xhoela Bame, studiuesja e re nga Korça, është përzgjedhur nga revista prestigjioze Forbesnë listën elitare “30 Under 30”, duke u renditur ndër 30 të rinjtë me ndikimin më të madh global në fushën e shkencës, transmeton albinfo.ch.
Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj akademike, por edhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në nivelet më të larta të kërkimit shkencor.
Sipas të dhënave, Xhoela Bame është vlerësuar për kontributin e saj në kërkime novatore mbi sëmundjet neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer’s disease dhe Amyotrophic Lateral Sclerosis (ALS). Studimet e saj synojnë të zbulojnë mekanizmat biologjikë që lidhen me procesin e plakjes dhe rigjenerimin e trurit, duke hapur rrugë të reja për trajtime të mundshme në të ardhmen.
Përfshirja në listën “30 Under 30” të Forbes shihet si një dëshmi e punës dhe përkushtimit të saj, si dhe një sinjal i rëndësishëm se kërkimet e saj kanë potencial për të ndikuar në zhvillimet e ardhshme të shkencës globale./Albinfo.ch


E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
“DITA E DIVERSITETIT” SJELL KULTURËN SHQIPTARE NË WINTERTHUR!
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













