Lajme
Të gjitha fetë e botës bashkohen në Tiranë
Shqipëria ka mbledhur sivjet klerikët dhe teologët e gjithë botë në takimin e 28 ndërkombëtarë “Lutja e paqes 2015”. Takimi zgjatë deri të martën mbrëma
Për tri ditë me radhë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të jetë kryeqendra e lirive fetare në botë. Rreth 400 personalitete nga të gjitha vendet e botës, janë bashkuar në takimin e 28 ndërkombëtare “Lutjet e Paqes” në përkujtim të 20 vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.
Paqja, toleranca fetare dhe dialogu janë kryefjala e takimit, që nisi mbrëmë dhe do vijojë në datat 7 dhe 8 shtator. Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar politikanë dhe prijës fetarë nga gjithë bpta në mesin e tyre edhe: zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, zëvendësministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, etj.
Takimi ndërkombëtar i paqes organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi deklaroi se takimi i 28-të organizohet në kryeqytetin e harmonisë fetare.
“Vetëm në 2 vjet mbështetëm ndërtimin e Xhamisë së Madhe përuruam katedralen e Ortodokseve, pritëm të gjithë së bashku Papa Franceskun dhe në këto ditë të paqes do përurojmë odeonin e bektashinjve. I nderuar që ju drejtohem në këto ditë, për të thënë se paqja është gjithnjë e mundur”, tha Klosi.
Ai i uroi mirëseardhjen në Shqipërinë e tolerancës fetare përfaqësuesve nga kleri lartë nga e gjithë bota. “Mirësevini në vendin e harmonisë mes besimeve, e mbi 650 xhamive 150 teqeve, 1100 kishave. Mirë se vini në vendin e çudirave të bukura”, tha Klosi duie cituar edhe disa fjalë nga nobelistja shqiptare Nënë Tereza.
“Në këtë hapje të takimit ndërkombëtar, që na gjen bashkë deri më 8 shtator, paqja është gjithmonë e mundur. Citoj Nënë Terezën, e cila thotë se “paqja fillon gjithmonë me një buzëqeshje”, ndërsa Muhamedi citon se “buzëqeshja duhet të shkruhet si bamirësi”, deklaroi Klosi.
Në takim u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, i cili nuk nguroi ta quajë edhe njëherë pas vizitës së tij, Tiranën, një kryeqytet të bashkëjetesës fetare.
“Jam mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë. Të jetojmë së bashku në paqe, është e mundur. Nuk duhet t’i dorëzohemi luftës, paqja është e mundur. Besimi i mirëfilltë sjell paqen. Nga Shqipëria mund të lindë një profeci e re paqeje. Nuk duhet të qëndrojmë indiferent para atyre që vuajnë nga dhuna dhe lufta. Dhunë është edhe kur ngre mure dhe pengesa, për ata që kërkojnë një vend paqeje”, thuhej në mesazhin e Atit të Shenjtë, citon “Shekulli”.
Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine.
Ndërsa kryeministri Edi Rama e nisë fjalimin tij me një deklaratë të Papa Françeskut, i cili Shqipërinë e quajti vendin e vëllazërisë fetare.
“Ndonëse po ju drejtohem thjeshtë dhe pa emërtesat ceremoniale, të jeni të sigurt se keni vlerësimin tim më të lartë, jo vetëm për atë që përfaqësoni, por edhe për atë përmasë të paçmuar shpirtërore që përçoni në kohët e vështira që jetojmë, si melhem për qindra mijëra milion besimtarë, por edhe njerëzve vullnetmirë”, tha Rama.
Por Rama veçoi një prej të ftuarve.
“Askush nuk do të më mbajë mëri, nëse përshëndes në mënyrë të veçantë, një bari shpirtrash i cili vjen për herë të parë në Shqipëri duke na e bërë të gjallë me praninë e tij, rezistencën përballë martirizimit të popullit irakian dhe të krishterëve atje, në mënyrë të veçantë. Prandaj, për forcën e paepur morale dhe për kujtesën që na përcjell që lindja e ardhme e bashkëjetesës fetare dhe e krishterimit shpirtbardhë irakian nuk ka vdekur. Qofshi i mirëseardhur në Tiranë” i tha Rama imzot Sakos, Patriarku i Babilonisë së Kaledjve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












