Sport
Ndaj Portugalisë, shumë më të motivuar
Futbollistët e kombëtares shqiptare janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Portugalisë.
Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të ndeshjes, ashtu sikur në ndeshjen kundër Danimarkës, edhe sonte ndaj Portugalisë, bërthama e ekipit do të janë lojtarët shqiptarë që luajnë apo janë zhvilluar në superligën e kampionatit zviceran.
Edhe pse përballë do ta kanë kundërshtarin më të fortë të grupit, dhe lojtarin më të mirë në botë Kristiano Ronaldon, ata janë shprehur se pa asnjë frikë do të hynë në fushën e lojës për të luftuar që të rrembejnë tri pikë të reja.
“Të bashkuar drejt një qëllimi”, ka shkruar futbollisti i kombëtares shqiptare që luan në Bazel, Taulant Xhaka., përcjell “albinfo.ch”.
Kombëtarja shqiptare deri më tash ka arrit të grumbulloj 11 pikë, aktualisht është në vendin e trete, por është e vetmja kombëtare në grup që nuk ka pësuar asnjë humbje.
Kjo falë harmonisë së mirë dhe bashkëpunimit mes lojtarëve. E në lidhje më këtë, është shprehur edhe ish futbollisti i Sant Gallen-it që tani luan në Nantes të Francës, Emir Lenjani: “Bashkë deri në fund”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër sulmuesi i Bazelit, Shkëlzen Gashi ua bën më dije Portugalisë se nuk do ta kanë të lehtë në “Elbasan Arena”. “Jemi Gati!”, thotë ai, ndërsa për mbrojtësin e FC Zurihut i cili në ndeshjen e zhvilluar kundër Danimarkës ishte edhe debutimi i tij për kombëtaren shqiptare, tregon se synimi i Shqipërisë është vetëm fitorja. “Shpresojmë të dalim vetëm më tri pikë nga Elbasan Arena”., njofton albinfo.ch.
E kur shkruajmë për Berat Gjimshitin, në përkrahje i është dal edhe e dashura e tij, Alisa Menkovi, e cila më anë të “Instagramit” ka shkruar: “ Të dashurit tim, Beratit, dhe gjithë kombëtares i uroj fitore ndaj Portugalisë”.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë e vlefshme për eliminatorët e kampionatit evropian, do të zhvillohet sonte (e hënë) duke filluar nga ora 20:45 minuta.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?
















