Lajme

Doganierët gjermanë kapën një burrë me 50 kilogramë marijuanë “për përdorim personal”

Zyrtarët doganorë gjermanë ndaluan një burrë 24-vjeçar në Blumberg, në kufirin me kantonin zviceran të Schaffhausen, i cili po fshihte 50 kilogramë marijuanë në makinën e tij. Shtetasi polak tha se e kishte blerë drogën në Zvicër për përdorim personal.

“Importi, eksporti dhe tranziti i kanabisit janë gjithashtu të ndaluara në parim për përdorim personal”, tha Zyra Kryesore Doganore në Singen, Gjermani, në një deklaratë të hënën, raporton swissinfo. Ndaj 24-vjeçarit janë duke u zhvilluar procedura penale, transmeton albinfo.ch.

Arrestimi i burrit polak daton që nga fundi i prillit.

Marihuana u gjet në 47 qese brenda qeseve të mbeturinave në bagazh, në hapësirën e gomës rezervë dhe në hapësirën e këmbëve përpara sediljeve të pasme të Mercedesit të regjistruar në Gjermani.