Integrimi
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë
Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol nuk e bën dikë më shumë zviceran
Sot sheh gjithnjë e më shpesh të rinj shqiptarë me shqiponjën në qafë, në bluzë apo në timon. E dëgjojnë muzikën shqip me zë të lartë, e ndjejnë ritmin, e jetojnë emocionin.
Por kur vjen puna te gjuha, shumë prej tyre e kanë të vështirë të flasin shqip. Fjalët u ngecin, frazat ndërpriten, ndërsa identiteti mbetet diku mes simbolit dhe realitetit.
Ky është një brez që nuk e ka humbur përkatësinë, por e ka transformuar atë. Një identitet që shpesh shprehet më shumë përmes shenjave të dukshme sesa përmes përmbajtjes së përditshme.
Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi.
Sepse ndërkohë që një pjesë e këtij brezi përpiqet ta mbajë gjallë identitetin përmes simboleve, në një tjetër nivel, shoqëria ku jeton vazhdon ta lexojë këtë identitet sipas rrethanave.
Rasti i Xherdan ShaqiriT është ndoshta ilustrimi më i qartë i kësaj.
Kur ai shënonte për Përfaqësuesen e Zvicrës, ishte “ylli zviceran”, simbol i suksesit dhe krenarisë kombëtare. Një histori e bukur integrimi që përqafohej pa rezerva.
Por në momentet kur nuk shënonte, kur loja nuk ishte në nivelin e pritshëm, narrativa ndryshonte me një lehtësi të çuditshme. Ai nuk ishte më thjesht zviceran. Ai rikthehej në etiketën tjetër: shqiptari i Kosovës.
Ky nuk është vetëm një standard i dyfishtë. Është një mënyrë e të menduarit që e trajton identitetin si diçka të lëvizshme, të varur nga performanca.
Dhe këtu lidhen të dy realitetet: ai i të rinjve me shqiponjën në qafë dhe ai i një futbollisti në fushë ndërkombëtare.
Në të dy rastet, identiteti është një terren ku përplasen pritshmëritë, perceptimet dhe realiteti i përditshëm. Një proces që, siç shihet edhe te brezi i dytë në diasporë , nuk është zgjedhje mes dy botëve, por një përpjekje për t’i mbajtur të dyja njëkohësisht.
Por shoqëria rrallë e pranon këtë kompleksitet.
Ajo kërkon thjeshtësi: ose je njëra, ose je tjetra.
Ndërsa realiteti është shumë më i ndërlikuar.
Sepse një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol nuk e bën dikë më shumë zviceran.
Dhe ndoshta problemi nuk qëndron te mënyra se si këta të rinj apo sportistë e jetojnë identitetin e tyre.
Problemi qëndron te mënyra se si ne vazhdojmë ta lexojmë atë: sipas rastit, sipas rezultatit, sipas nevojës për ta vendosur dikë në një kategori të vetme.
Në fund, identiteti nuk është as aksesor, as titull ndeshjeje.
Është diçka shumë më e thellë se kaq.
E-Diaspora
-
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor Ambasada e Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Mendje lansojnë kampanjën për shëndetin mendor... -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? Sa e qëndrueshme është e ardhmja ekonomike në një kohë kur inteligjenca artificiale po e ndryshon... -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate -
ILO: Kriza në Lindjen e Mesme mund të kushtojë 14 milionë vende pune












