Shkurt.ch
Nuk lejohet kërkimi i azilit në ambasadat e Zvicrës në botë
Deputetët kanë reaguar ndaj kërkesave të bëra nga e majta në parlament (SP/PS dhe të Gjelbrit) për lejimin e sërishëm të kërkesës së azilit në ambasada, tre vjet pasi është hequr kjo e drejtë
Refugjatët as në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë azil në ambasadat e Zvicrës në botë. Kështu ka vendosur me shumicë të konsiderueshme votash Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës në sesionin e saj të sotëm.
Me këtë votim, deputetët kanë reaguar ndaj kërkesave të bëra nga e majta në parlament (SP/PS dhe të Gjelbrit) për lejimin e sërishëm të kërkesës së azilit në ambasada, tre vjet pasi është hequr kjo e drejtë. Partitë e përmendura e kanë kërkuar këtë me arsyetimin se do të ishte në shërbim të luftimit të bandave të trafikantëve.
Duke bërë arsyetimin e tij, deputeti Glättli nga të gjelbrit ka thënë se nëse duhet luftuar kontrabandën me refugjatë, atëherë, krahas masave represive duhen mundësuar edhe format e hyrjes legale në Zvicër. Ndërsa Silbvuia Schenker nga SP/PS ka thënë se kërkimi i azilit në ambasada mund të shpëtojë jetëra njerëzish.
Por, edhe pse parimisht e kanë përkrahur si zgjidhje humane, shumica në parlament ka theksuar se një gjë e tillë mund të lejohet vetëm në rast se këtë e lejon edhe BE-ja. Nëse vepron vetëm Zvicra në këtë drejtim, atëherë ambasadat e saj në botë do të vërshoheshin nga kërkesat.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













