Lajme
Shtëpia e Bardhë publikon raportin, kjo është gjendja shëndetësore e presidentit Trump
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një raport të ri për gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump, ku janë dhënë detaje për disa ndryshime fizike, por vlerësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas raportit, Trump ka mavijosje të lehta në duar dhe kyçe të fryra, të cilat cilësohen si jo shqetësuese ndërsa thuhet se ai ka shtuar rreth 6 kilogramë në peshë krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas mjekut presidencial, funksionet e tij kardiovaskulare, respiratore dhe neurologjike janë në gjendje të mirë dhe ai rezulton në formë të përgjithshme të qëndrueshme, pavarësisht angazhimeve të shumta ditore, transmeton albinfo.ch. Raporti shton se presidenti ka arritur sërish rezultat maksimal në një test konjitiv që përdoret për vlerësimin e kujtesës dhe funksioneve mendore.
Trump është rreth 190 cm i gjatë dhe peshon rreth 108 kg dhe klasifikohet në kategorinë e mbipeshës. Për këtë arsye, mjekët i kanë rekomanduar më shumë aktivitet fizik dhe kujdes në menaxhimin e peshës, si dhe vazhdimin e trajtimit për kolesterolit.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
CHUV investon mbi 2 milionë franga në robotin më të avancuar kirurgjikal Qendra Universitare Spitalore e Vaudit (CHUV) ka vënë në funksion një robot kirurgjikal të gjeneratës së... -
Kanabisi i ligjshëm: Prodhuesit zviceranë përballen me konkurrencë të huaj -
Stuhi në Zvicër, niveli i rrezikut 3 -
Partitë zvicerane skeptike ndaj rritjes së TVSH-së për shpenzimet e ushtrisë -
Më pak mbytje në Zvicër gjatë vitit 2025














