Shkurt.ch
Behet zgjedhja e himnit të ri të Zvicrës
Është bërë zgjedhja e fituesit për tekstin e ri të himnit kombëtar të Zvicrës. Siç njofton shoqata SGG e cila kishte shpallur konkursin për një himn të ri të Zvicrës, pas vlerësimit të gjashte krijimeve që kishin hyrë në zgjedhje të ngushtë, publiku votues është përcaktuar për tekstin, autor i të cilit është një ekonomist nga Zollikebergu i Cyrihut.
Himni i ri mban titullin “Weises Kreuz auf rotem Grund” (Kryqi i bardhë mbi sfondin e kuq) dhe ai është pëlqyer nga shumica e votuesve.
Si bazë për himnin e ri mbeten përmbajtja, fryma dhe kuptimi i preambulës perkatëse,tsë hyrë në fuqi nga viti 1999 në kuadrin e kushtetutës federale të Zvicrës.
Teksti i ri do të duhej të kontribuonte për pranueshmëri më të madhe, në përputhje me ndryshimin e rrethanave shoqërore në Zvicër. Ndërsa, siç bën të ditur SGG, në bazë të votave, melodia e himnit mbetet e njejtë.
Megjithatë, kjo përzgjedhje nuk e bën tekstin e ri në mënyrë automatike himn zyrtar të Zvicrës. Për një gjë të tillë nevojitet kalimi i shumë barrierave tjera institucionale e burokratike.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












