Kosova
Kryetari i PDK-së: Më së shumti vota humbëm në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklarim sot për media, ka thënë se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga këto zgjedhje kanë pasur pritshmëri për më tepër përqindje e vota, por që rezultati ishte ky.
Sipas tij, PDK-ja e ka ruajtur stabilitetin e votës, por se pati humbje në disa prej komunave ku pikërisht PDK-ja udhëheq.
“Del se në katër komuna ka qenë humbja më e madhe dhe për më keq në këto katër komuna PDK-ja qeverisë në nivel lokal. Vota më së shumti kemi humbur në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe në Ferizaj. Pra këto janë katër komunat që është humbja më e madhe e votës për PDK-në. Po bëjmë gjitha analizat e nevojshme, as s’fshehna pas përgjegjësisë as nuk nxitohna në vendime e as nuk vonona në vendime. Do të kemi analiza e do t’i paraqesim se pse PDK-ja nuk ka arritur të mobilizojë votën. PDK-ja sa i përket numri dhe përfaqësimit e ka rujt qëndrueshmërinë dhe stabilitetin”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Kurse sa i përket votave në komunën e Malishevës, ku thuhej se ato i rriti Fatmir Limaj, Hamza tha se s’është ndonjë fitore e madhe.
“Është mirë se është fitore, mirëpo edhe aty nuk është se është ndonjë fitore me numër të madh të votave, është pak më shumë se sa që kemi pasur vota në dhjetor”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana Këshilli i Madh në kantonin zviceran të Valais do të ndajë 1.255 milionë CHF për Zyrën... -
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar -
Kantoni i Vaud do të mobilizojë 2200 persona gjatë G7 -
Energjia bërthamore po fiton përsëri popullaritet përballë frikës së mungesës së energjisë elektrike -
Ngarkesa e punës së mjekëve zviceranë lehtësohet, por ende shkakton shqetësim













