Botërori 2026
Tifozët zviceranë bëjnë planet për Botërorin
Mijëra tifozë pritet të udhëtojnë drejt SHBA-së për të ndjekur nga afër debutimin e Zvicrës në Kupën e Botës 2026
Ethet e Botërorit 2026 kanë përfshirë Zvicrën. Portali 20 Minuten ka nisur një thirrje për tifozët që planifikojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ndeshjen e parë të kombëtares zvicerane në Kupën e Botës, duke treguar interesimin e madh që ekziston për turneun më të madh të futbollit në botë, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.
Zvicra do ta nisë aventurën e saj në Botërorin 2026 më 13 qershor kundër Katarit në stadiumin e Santa Claras, në zonën e San Franciskos. Më pas, kombëtarja helvetike do të përballet me Bosnje-Hercegovinën në Los Anxhelos dhe me Kanadanë në Vankuver.
Për shumë tifozë zviceranë, ky Botëror paraqet një mundësi unike, pasi zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke kombinuar futbollin me një përvojë të veçantë udhëtimi. Megjithatë, kostot e larta të fluturimeve, akomodimit dhe biletave të ndeshjeve mbeten një sfidë për shumë mbështetës.
Kombëtarja e drejtuar nga Murat Yakin udhëtoi drejt SHBA-së në fillim të qershorit dhe tashmë ka përfunduar fazën kryesore të përgatitjeve. Skuadra zvicerane synon të kalojë fazën e grupeve dhe të përsërisë paraqitjet e mira të viteve të fundit në turnetë e mëdhenj.
Botërori 2026 do të jetë edicioni më i madh në histori, me 48 përfaqësuese pjesëmarrëse dhe ndeshje të zhvilluara në tre shtete organizatore. Turneu hapet më 11 qershor, ndërsa Zvicra zbret në fushë dy ditë më vonë.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Lumenjtë e Zvicrës po mbinxehen, shkencëtarët japin alarmin Temperaturat rekord dhe mungesa e ujit të ftohtë nga bora e akullnajat po rrezikojnë ekosistemet, energjinë... -
Ndryshime të mëdha për udhëtarët në Evropë -
Cyrihu përballë krizës së banesave: tre referendume për të ardhmen e strehimit -
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë gra në Parlamentin Zviceran -
Shikimi i sporteve drejtpërdrejt kushton gjithmonë më shumë në Zvicër












