Kosova
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë mund të bëhet më 26 qershor
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka njoftuar për procesin që do të zhvillohet gjatë ditëve në vazhdim, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka njoftuar se nëse nuk ka ndonjë ankesë nga subjektet politike, është paraparë që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet më 26 qershor, ndërsa certifikimi deri më datën 6 korrik.
Tutje, ai u shpreh se kjo varet nga edhe ecuria e aktiviteteve në qendrat e numërimit.
“Në planin e aktiviteteve të miratuara qysh në fillim të këtij procesi zgjedhor, në rast se nuk ka ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare planifikohet të bëhet deri më datën 26 qershor, pra ky është parashikim në Planin Operacional të Aktiviteteve të KQZ-së qysh në fillim, ndërsa certifikimi i rezultateve përfundimtare dhe përmbyllja e këtij procesi zgjedhor planifikohet të bëhet deri më datën 6 korrik. Këto janë vetëm planifikime sepse krejt kjo varet nga ecuria në këto qendra të numërimit”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
“Është përmbyllur numërimi i votave të subjekteve politike dhe pas përfundimit të procedurave të tjera materialet zgjedhore nga 949 qendra të votimit janë tërhequr dhe dërguar në 38 qendra komunale të numërimit. Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave: Leposaviq, Novobërd, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graqanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut, ndërsa pasdite aktiviteti do të fillojë në 23 komunat e tjera”, ka thënë ai.
Sipas ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi bëhet në vendvotim pasi të bëhet procesi i votimit ndërsa numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, bëhet në Qendrat Komunale të Numërimit.
E-Diaspora
-
Lugina’s Day 2026 bashkon diasporën shqiptare në Zvicër për mbështetjen e Luginës së Preshevës Qindra pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare, si dhe përfaqësues institucionesh, biznesesh dhe organizatash të... -
Çështja çame, një plagë e pambyllur që rrezikon të harrohet -
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran ndan 1.25 milionë CHF për hetimin e rastit në Crans-Montana Këshilli i Madh në kantonin zviceran të Valais do të ndajë 1.255 milionë CHF për Zyrën... -
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar -
Kantoni i Vaud do të mobilizojë 2200 persona gjatë G7 -
Energjia bërthamore po fiton përsëri popullaritet përballë frikës së mungesës së energjisë elektrike -
Ngarkesa e punës së mjekëve zviceranë lehtësohet, por ende shkakton shqetësim












