Kosova

Ambasada: Zvicra vazhdon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës

Ambasadora e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se sot, Ambasadori Jürg Sprecher dhe Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, nënshkruan marrëveshjen për projektin e ri “Bëjmë Ndërmarrjet Private të Gjelbra në Kosovë (GPEK)”.

Bëhet e ditur se GPEK është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i bashkëfinancuar nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, i cili do të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës të mbeten konkurruese dhe elastike, ndërsa tregjet evropiane rrisin standardet e gjelbra.

“Ky transformim forcon ndërmarrjet dhe mbështet punësimin cilësor, duke çuar përpara rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Si një partner i hershëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Zvicra është krenare që vazhdon këtë bashkëpunim në mbështetje të sektorit privat dinamik të vendit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.