Tematike
Çfarë tregon refuzimi i zviceranëve për nismën “dhjetë milionëshe”
Në radhë të parë është "rezultat i një aleance midis qendrës politike dhe të majtës si dhe i kundërshtimit masiv në qytete dhe në Zvicrën frankofone"
Iniciativa e SVP-së “Jo për Zvicrën 10 milionëshe!” dështoi të fitonte shumicën e votuesve. Iniciativa po ashtu dështoi të siguronte shumicën e kantoneve. Pjesëmarrja në votime ishte relativisht e lartë.
Sipas parashikimeve të fundit nga gfs.bern, tashmë të konfirmuara, 55% e popullsisë votuan kundër saj.
Por si e shpjegojnë këtë rezultat ekspertët dhe hulumtuesit e opinionit?
Lukas Golder nga gfs.bern e shpjegon për SRF këtë refuzim si rezultat i një aleance midis qendrës politike dhe të majtës, transmeton albinfo.ch. Kjo aleancë ka vlerësuar në mënyrë kritike propozimet kundër lëvizjes së lirë të personave dhe ndikimin e tyre të mundshëm në marrëveshjet që lidhen me sigurinë, siç është Marrëveshja e Shengenit, veçanërisht duke pasur parasysh klimën aktuale gjeopolitike.
Për më tepër, ndjenja negative ndaj nismës, në Zvicrën perëndimore dhe në qytete ndikoi ndjeshëm në rezultat. Atje, skepticizmi ndaj saj ishte dukshëm më i madh se në zonat rurale, ku në shumë vende përshtypja ishte se “duhej bërë diçka” në lidhje me imigracionin, sipas Golder.
Ndarja Qytet – Fshat
Çështja nëse numri i popullsisë së Zvicrës duhet të kufizohet zbulon një ndarje të qartë midis zonave urbane dhe rurale. “Ndarja Rösti” (një ndarje midis Zvicrës frëngjishtfolëse dhe gjermanishtfolëse) është gjithashtu qartë e dukshme.
Në kantonet perëndimore (frengjistfolëse) zvicerane, rezultati është unanim. Neuchâtel e hedh poshtë propozimin me mbi 67% të votave. Gjeneva vjen pas me mbi 65% dhe kantoni i Vaudit me 64% vota “jo”. Jura thotë “jo” me pothuajse 60%, Fribourg me rreth 55% dhe Valisi me pothuajse 53%.
Në Zvicrën gjermanishtfolëse, rezultatet janë më të nuancuara. Në Zvicrën Qendrore, tendenca është më shumë drejt “po”-së. Kantonet si Schwyz dhe Appenzell Innerrhoden e pranuan qartë iniciativën me mbi 60% të votave. Uri, Glarus dhe Nidwalden gjithashtu miratuan propozimin me pothuajse 60% të votave. Nga ana tjetër, Aargau, Schaffhausen dhe Solothurn e miratuan atë me një diferencë të ngushtë votash.
Kundërshtimi më i fortë erdhi nga Basel-Stadt, ku projekti u refuzua me vendosmëri me 73.5% të votave. Berna dhe Basel-Landschaft gjithashtu e refuzuan atë me 55% të votave kundër.
Ticino e miratoi propozimin me një diferencë të ngushtë votash me 50.7% të votave.
Një projekt i paprecedentë
SVP, partia më e madhe e vendit, donte të kufizonte popullsinë në dhjetë milionë deri në vitin 2050 duke kufizuar në mënyrë drastike imigracionin.
Masat fillestare do të duhej të merreshin sapo popullsia të arrinte në 9.5 milionë, kryesisht në fushat e azilit dhe bashkimit familjar. Si mjet i fundit, marrëveshja për lëvizjen e lirë të personave me Bashkimin Evropian (BE) mund të ishte ndërprerë.
E-Diaspora
-
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës "Sot kemi fituar një betejë të rëndësishme politike. Narrativat dhe nxitja e frikës u përballën me... -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva u ndalon ligjvënësve të mbajnë simbole fetare në parlament Gjeneva u ka ndaluar ligjvënësve kantonalë dhe komunalë të mbajnë simbole të dukshme fetare gjatë seancave... -
Raportohen dëmet e para përgjatë rrugës së demonstratës anti-G7 në Gjenevë -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Ndalohet pirja e duhanit në parqe -
Lucern: Fitohet terren për më shumë strehim jofitimprurës











