Lajme
SHBA-ja dhe Irani pajtohen për një plan drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare
Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari përmes një deklarate të përbashkët, njoftuan sot se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë përfunduar, me të dyja palët që kanë rënë dakord për një kornizë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve, që përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve në Liban.
Bëhet e ditur se marrëveshja duket se pasqyron objektivat e përgjithshme të përcaktuara në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit.
Sipas deklarates, ndërsa negociatat formale kishin përfunduar në qytezën turistike zvicerane të Byrgenstokut, diskutime të mëtejshme teknike do të zhvillohen nga delegacionet gjatë javës së ardhshme teksa u njoftua se do të krijohen “grupe pune” për të trajtuar çështjet “bërthamore, sanksionet dhe një grup për monitorim dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve për të siguruar zbatimin efektiv të memorandumit të mirëkuptimit, si dhe për çështje të tjera”, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare









