Botërori 2026

2 gola nga Messi, Argjentina mposht Austrinë

Lionel Messi hyri në historinë e futbollit botëror me golat ndaj Austrisë

Lionel Messi ka shkruar historinë. Ai është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Messi shënoi golin e 17-të dhe 18-të në Kupën e Botës për Argjentinën kundër Austrisë.

Messi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë shënoi “hat-trick” dhe barazoi rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë për gola të shënuar, transmeton albinfo.ch.

Por me golin ndaj Austrisë, Messi ka arritur në shifrën e 17-të golave në Kupa të Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës. Messi shënoi supergol në minutën e 38-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Messi në minutat shtesë shënoi për 2:0 dhe rezultatin përfundimtar.

Për Messin ishte goli i pestë në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Messi po ashtu humbi penallti në minutën e nëntë.

Argjentina ka gjashtë pikë, derisa Austria tri.