Lajme
Swisscom forcon mbrojtjen ndaj thirrjeve spam
Kompania zvicerane prezanton paralajmërim të ri për thirrjet e dyshimta, duke rritur sigurinë për përdoruesit
Kompania e telekomunikacionit Swisscom ka njoftuar se po forcon mbrojtjen e klientëve ndaj thirrjeve të padëshiruara dhe mashtruese, duke prezantuar një funksion të ri paralajmërues “Kujdes: Spam i dyshuar”, përcjell albinfo.ch.
Ky tregues i ri do t’u shfaqet përdoruesve gjatë telefonatave hyrëse dhe do t’i ndihmojë ata të identifikojnë më shpejt thirrjet që mund të jenë reklamuese ose potencialisht mashtruese.
Swisscom kishte vendosur tashmë në vitin 2016 sistemin e filtrimit të thirrjeve, i cili prej më shumë se një dekade bllokon rreth tetë milionë thirrje spam çdo muaj.
Me funksionin e ri, kompania synon të rrisë edhe më tej nivelin e sigurisë dhe transparencës në komunikim, ndërsa ky shërbim do të aktivizohet automatikisht për të gjithë klientët ekzistues dhe të rinj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen Një valë tjetër e zgjatur e nxehtësisë në Zvicër parashikohet për javën e ardhshme ... -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve -
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në














