Kosova
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë
“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja, agjencia e lajmeve Keystone-SDA
Që nga ditët e para të organizimit të protestave kundërqeveritare në Tiranë, në mbështetje të tyre janë organizuar një numër protestash edhe nga diaspora shqiptare në Zvicër. Sot, një protestë e tillë është mbajtur në Bernë, në sheshin kryesor të qytetit, në Bundesplatz (sheshi para Prlamentit Federal) , shkruan albinfo.ch.
Këtij demonstrimi të mërgatës shqiptare i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat zvicerane, mes të cilave edhe agjencia e madhe e lajmeve Keysrtone-SDA, e cila ka raportuar nga ngjarja.
“Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër. Rreth njëqind njerëz treguan solidaritetin e tyre me lëvizjen protestuese në Bernë të shtunën.
Diaspora shqiptare në Zvicër bëri thirrje për demonstratë në Bundesplatz. Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë në Tiranë dhe reforma kushtetuese, duke përfshirë një kufizim të mandatit të kryeministrit.
Shumë shqiptarë të gjeneratës së dytë që jetojnë në Zvicër ndiejnë përgjegjësinë për të ngritur zërin e tyre, thuhej në thirrjen për veprim. “Ata përjetojnë përfitimet e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe janë të përkushtuar për forcimin e vlerave themelore demokratike, sundimin e ligjit dhe transparencën edhe në Shqipëri”, thuhet në artikull.
“Shqipëria më përket edhe mua”, shkruhej në një nga pankartat e punuara me dorë në demonstratë, raportohet nga një korrespondent i agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.
Protestat në Shqipëri drejtohen kundër një projekti turistik luksoz në një rezervat natyror. Projekti po drejtohet nga një kompani në pronësi të dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ambientalistët kanë frikë se projekti mund të shkaktojë dëme afatgjata në ekosistemin e ndjeshëm në Deltën e Vjosës në bregdetin Adriatik.
Zona në fjlë është, ndër të tjera, vendndodhja e vendeve të pushimit dhe shumimit të flamingove, prandaj mediat po i referohen asaj si “Revolucioni i Flamingove”, përfundon Keystone-SDA.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje -
Vala e të nxehtit në Zvicër: A mund të instalohet kondicioneri në shtëpi?












