Shqipëria

Shqipëri: Protesta në ditën e 36, qytetarët sërish në shesh me kërkesën për dorëheqje

Protesta para kryeministrisë në Tiranë ka hyrë në ditën e 36-të, me qytetarë të mbledhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe formimin e një qeverie teknike.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë mbajtur fjalime nga një podium i improvizuar, ku një prej tyre u bëri thirrje të pranishmëve të qëndrojnë të bashkuar, duke theksuar se “diaspora është me ju”.

Ndërkohë, sot janë liruar edhe disa nga personat e arrestuar pas tensioneve të ditëve të fundit pranë Kuvendit. Njëri prej tyre ka deklaruar se ndalimi i tyre ka qenë i paligjshëm dhe se gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë janë trajtuar keq, duke pretenduar se nuk u është ofruar as ndihmë mjekësore.

Sipas tij, protestuesit nuk janë “kundër ligjit”, por kërkojnë drejtësi dhe kthimin e vendit në “shinat demokratike”.

Protesta pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa tensionet politike në vend mbeten të larta.