Lajme
Revoltohen opozitarët, e gjuajnë me vezë kryeministrin Mustafa
Sa po doli në foltore për të prezantuar dy marrëveshjet e fundit, njërën me Serbinë dhe tjetrën me Malin e Zi, kryeministri Mustafa u gjuajt me vezë nga deputetët opozitarë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përjetuar ballafaqimin më të rëndë me opozitën, prej që ai erdhi në krye të qeverisë tetë muaj më parë. Sa po ai doli në foltore për të prezantuar dy marrëveshjet e fundit, njërën në Bruksel me Serbinë dhe tjetrën në Vjenë me Malin e Zi, u gjuajt me vezë të prishura nga deputetët opozitarë.
Menjëherë pasi u gjuajt me vezë, kryeministri u largua nga seanca nën mbrojtjen e sigurimit të tij.
Kryeparlamentari Kadri Veseli reagoi menjëherë duke e quajtur këtë “turp” dhe menjëherë e ka ndërprerë seancën për dhjetë minuta. “Kjo është turp, ju lutem. Është turp. Sigurimi, jashtë. Kjo është turp. Nuk ka nevojë ta dramatizojmë gjendjen, jemi para publikut. Nuk është dinjitoze kjo”, ka deklaruar Veseli.
Mustafa është qëlluar derisa ka thënë se marrëveshjet e arritura me Serbinë janë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e vendit. Dhe pas kësaj opozita demonstrativisht e ka bojkotuar mbajtjen e seancës plenare, njësitë sikurse në mbledhjen e kaluar kur kryeministri bojkotoi raportimin.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se opozita nuk do të lejojë vazhdimin e seancës sepse situata në Kosovës është e tensionuar dhe se jemi të rrezikuar nga Lista Srspka. “Ne do të qëndrojmë në Kuvend por nuk do të lejojmë vazhdimin e seancës”, ka deklaruar Haxhiu.
Pas seancës së dhunshme ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës e cila aksionin e opozitës e konsideron të papranueshme.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se të gjithë kanë për detyrim të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të shmangin veprimet që tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit të cilat dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës”, thuhet në qëndrimin e Qeverisë e cila fton Kuvendin e Kosovës që të krijojë kushte normale të punës.
“Qeveria siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vlerëson se ato do t’i hapin rrugë integrimeve euroatlantike të vendit, dhe se janë mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja”, thuhet në qëndrimin e qeverisë.
Këtë aksion të opozitës e ka kundërshtuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo e quan këtë sulm të papranueshëm dhe në kundërshtim me frymën e demokracisë së mirëfilltë, me përpjekjet për të fuqizuar institucionet e Republikës ë Kosovës dhe vlerat që po i ndërtojmë.
“Akte të tilla të shëmtuara e vështirësojnë diskutimin e mirëfilltë publik dhe zbehin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, thuhet në reagimin e presidentes Jahjaga, e cila fton të gjithë deputetët dhe subjektet politike që t’i respektojnë institucionet e vendit ku përfaqësohet vullneti i popullit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës Koha e rregullt përfundoi pa fitues 2:2, në një spektakël të futbollit shqiptar ... -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














