Botërori 2026
Zvicra përfitoi deri në 15 milionë dollarë nga kualifikimi në 1/8 e finales së Botërorit
Sipas raportimeve, Zvicra ka siguruar miliona nga FIFA për pjesëmarrjen dhe kalimin në fazën eliminatore
Kualifikimi i Zvicrës në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026 nuk është vetëm sukses sportiv, por edhe përfitim i rëndësishëm financiar për Federatën Zvicerane të Futbollit, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve, Zvicra ka siguruar miliona nga FIFA për pjesëmarrjen dhe kalimin në fazën eliminatore. FIFA ka rritur ndjeshëm fondin financiar për Botërorin 2026, ku vetëm për pagesat e bazuara në performancë janë ndarë 655 milionë dollarë për 48 kombëtaret pjesëmarrëse.
Çdo kombëtare pjesëmarrëse ka marrë pagesë për përgatitje dhe pjesëmarrje, ndërsa kalimi në fazat e ardhshme sjell shpërblime shtesë. Për ekipet që arrijnë në 1/8 e finales, shpërblimi shkon deri në rreth 15 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës përfiton 50 milionë dollarë.
Për Zvicrën, ky sukses do të thotë se Botërori tashmë pritet të dalë me bilanc pozitiv financiar, përveç rëndësisë sportive dhe prestigjit ndërkombëtar që sjell paraqitja në fazën eliminatore.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë Zvicra ka pasur një “nder” të dyshimtë të të qenit kombi më i shtrenjtë i Evropës... -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë?











