Lajme

Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit

Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun në mesin e qyteteve më të kushtueshme për individët me pasuri të lartë

Cyrihu është renditur si qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për personat me pasuri të lartë, sipas raportit më të fundit të kompanisë globale të pasurisë Julius Baer, transmeton albinfo.ch.

Renditja bazohet në çmimet e një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh luksoze, përfshirë pasuritë e paluajtshme, automjetet premium, udhëtimet, arsimin privat, bizhuteritë dhe shërbimet e stilit të jetesës.

Sipas raportit, rritja e vazhdueshme e çmimeve të pronave, kostot e larta të jetesës dhe forcimi i frangës zvicerane kanë ndikuar që Cyrihu të ngjitet në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta për milionerët dhe miliarderët.

Megjithatë, autorët e raportit theksojnë se Cyrihu vazhdon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse në botë për individët me pasuri të lartë, falë stabilitetit politik, sistemit financiar të zhvilluar, sigurisë dhe cilësisë së lartë të jetesës.