Futboll
Mesfushori kuqezi fillon aventurën e re në Turqi
Ylber Ramadani, 30 vjeç, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër
Mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Çorum FK, klub që militon në kampionatin turk.
Skuadra turke ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Leccen për transferimin përfundimtar të Ramadanit.
Sipas raportimeve, Çorum ka paguar rreth 1 milion euro për kartonin e mesfushorit shqiptar, i cili largohet nga klubi italian pas tre vitesh, transmeton albinfo.ch.
Ramadani, 30 vjeç, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Klubi turk ka shprehur besimin se shqiptari do të jetë një përforcim i rëndësishëm për ekipin në sezonet e ardhshme.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me US Lecce për transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani dhe është nënshkruar një kontratë 2+1 vjeçare me lojtarin. I urojmë Ramadanit shumë suksese në rrugëtimin e tij të ri me fanellën e Çorum FK”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Mesfushori shqiptar ishte pjesë e Lecces në Serie A, ku u aktivizua për tre sezone dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Tashmë ai do të provojë një kapitull të ri në futbollin turk.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












