Lajme
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not
Tradita unike e notit në lumenj po tërheq vëmendjen e botës, ndërsa qytetet zvicerane e kanë shndërruar ujin në një mënyrë jetese
Në shumë qytete të Zvicrës, vera nuk nënkupton vetëm temperatura të larta, por edhe një traditë të veçantë urbane: mijëra njerëz freskohen çdo ditë duke notuar në lumenjtë që përshkojnë qytetet.
Në vende si Berna, Bazeli, Cyrihu apo Gjeneva, banorët hyjnë në ujë pas përfundimit të punës dhe lëshohen me rrjedhën e lumit deri në destinacionin e tyre, duke e kthyer lumin në një “rrugë alternative” për kthimin në shtëpi, transmeton albinfo.ch.
Veçanërisht i famshëm është lumi Aare në Bernë, i cilësuar nga shumë media ndërkombëtare si një nga lumenjtë më të mirë në botë për not. Kjo traditë është aq e rrënjosur në identitetin lokal, sa konsiderohet pjesë e trashëgimisë kulturore zvicerane. Banorët investojnë edhe në infrastrukturë përgjatë brigjeve, ndërsa autoritetet vazhdojnë të përmirësojnë zonat e dedikuara për rekreacion.
Historia e kësaj kulture daton që nga fillimi i shekullit XIX, kur qytetarët përdornin lumenjtë për t’u larë, pasi shumica e banesave nuk kishin ujë të rrjedhshëm apo banja. Më vonë, me përhapjen e notit si aktivitet rekreativ, u ndërtuan gjithnjë e më shumë hapësira për larje. Edhe pse industrializimi solli ndotje të madhe të ujërave, investimet në impiantet moderne të pastrimit dhe ligjet e rrepta për mbrojtjen e mjedisit rikthyen lumenjtë në gjendje të shkëlqyer.
Sot, kjo kulturë vazhdon të jetë një simbol i jetës urbane zvicerane. Megjithatë, autoritetet dhe organizatat e shpëtimit këshillojnë që noti në lumenj të bëhet vetëm nga persona me përvojë, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe kushtet e rrjedhës së ujit, pasi rrymat mund të jenë të rrezikshme.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër












