Kosova

​Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

​Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, u.d. presidentja Haxhiu ka shprehur falënderimet e saj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e treguar nga ambasadori Sprecher në drejtim të fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

​”E falënderova për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë”, shkruan Haxhiu.

Në mbyllje të takimit, u.d. presidentja Haxhiu i uroi ambasadorit Sprecher suksese në angazhimet e tij të radhës, duke shprehur mirënjohje të thellë për miqësinë dhe kontributin e tij të çmuar ndaj Republikës së Kosovës.