Lajme

Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste

Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që faturimi të bëhet në blloqe çdo 5 minuta, ka ndezur debate të ashpra dhe ka përçarë komunitetin e profesionistëve. Pakënaqësitë ndaj këtij sistemi janë aq të mëdha, saqë kanë çuar në krijimin e një shoqate të re të quajtur “PROphysio”, e cila po kundërshton hapur projektin.

​Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Sotomo me 2,800 fizioterapistë, mbi 70% e tyre e vlerësojnë reformën si “negative”. Kundërshtarët e saj, të përfaqësuar nga shoqata e re, frigohen se ky model do të sjellë rënie të të dhënave, zgjatje të kohës së trajtimit për pacientët dhe burokraci. Ata kërkojnë që tarifa minimale të jetë 140 franga bruto për orë dhe të aplikohen çmime fikse, e jo të bazuara në kohën e kaluar me pacientin.

​Nga ana tjetër, shoqata ekzistuese Physioswiss (e cila mori pjesë në hartimin e projektit), së bashku me shoqatën e spitaleve H+ dhe sigurimet shëndetësore, e mbrojnë reformën. Sipas tyre, ky ndryshim sjell transparencë dhe nuk bëhet për të kursyer para, ndërsa përçarja e fizioterapistëve thjesht do të dobësonte zërin e tyre në negociatat e ardhme.

​Vendimi final i mbetet Këshillit Federal (Qeverisë Zvicerane). Partnerët tariforë patën afat deri në prill të këtij viti për të rishikuar marrëveshjen, ndërsa struktura e re pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027.