Kosova

Kurti para takimit me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin: Jam optimist

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është e ditur fakti që ai është optimist, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidenten Vjosa Osmanin.

Në takimin, i cili tashmë ka filluar, pritet të diskutohet për çështjen e presidentit. 

“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja. Në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shume projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.