Ekspozita
Ramë Dardania prezantohet në projektin ndërkombëtar “Crowncaps for Migration” në Cyrih
Ai është përzgjedhur gjithshtu të marrë pjesë në bisedën publike të artistëve, e cila do të mbahet më 13 gusht, së bashku me artisten e instalacioneve Ursula Wolf
Artisti bashkëkohor shqiptar me qëndrim në Gjenevë, Ramë Dardania do të jetë pjesë e projektit artistik ndërkombëtar “Crowncaps for Migration”, i cili do të zhvillohet nga 3 deri më 14 gusht 2026 në Zürich Hauptbahnhof.

I organizuar nga Satellites of Art, projekti sjell së bashku artistë nga vende të ndryshme për të trajtuar, përmes artit bashkëkohor, tema që lidhen me migrimin, identitetin, kujtesën dhe bashkëjetesën kulturore, njofton albinfo.ch.

Si pjesë e programit shoqërues të ekspozitës, Ramë Dardania është përzgjedhur të marrë pjesë në bisedën publike të artistëve, e cila do të mbahet më 13 gusht, së bashku me artisten e instalacioneve Ursula Wolf. Gjatë këtij takimi me publikun, artistët do të ndajnë përvojat e tyre krijuese, do të flasin për veprat e ekspozuara dhe për mënyrën se si arti mund të nxisë dialog dhe mirëkuptim mes kulturave.
Pjesëmarrja në këtë projekt shënon një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare për Ramë Dardaninë, duke vazhduar prezantimin e krijimtarisë së tij në hapësira artistike të njohura në Zvicër dhe në skenën evropiane të artit bashkëkohor.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit














