Lajme
Udhërrëfyesit alpinë paralajmërojnë: Ngjitja në Matterhorn është bërë shumë e rrezikshme
Vala e të nxehtit po rrit rrezikun e rrëshqitjeve të shkëmbinjve, akullit të zi dhe shkrirjes së ngricës së përhershme në malin më ikonik të Zvicrës.
Mali Matterhorn, një nga simbolet më të njohura të Zvicrës dhe një prej majave më ikonike në botë, po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për alpinistët për shkak të temperaturave të larta, përcjell albinfo.ch.
Shoqata Zvicerane e Udhërrëfyesve Malorë (SBV) ka paralajmëruar se vala e vazhdueshme e të nxehtit ka përkeqësuar ndjeshëm kushtet në mal, duke rritur rrezikun nga rrëshqitjet e shkëmbinjve, akulli i zi dhe shkrirja e ngricës së përhershme (permafrost), transmeton albinfo.ch.
Presidentja e SBV-së, Rita Christen, tha se shkrirja e shtresës së dëborës tashmë është në zhvillim të plotë, duke bërë që shumë shtigje alpine të jenë më të vështira dhe më të rrezikshme për t’u përshkuar.
“Shumë ecje në malet e larta po bëhen më të rrezikshme dhe kërkojnë më shumë kujdes,” theksoi ajo.
Paralajmërimi vjen vetëm pak ditë pasi dy alpinistë humbën jetën gjatë zbritjes nga një prej kreshtave të Matterhornit, duke rikthyer në vëmendje rreziqet që sjellin kushtet ekstreme të motit në zonat alpine. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Zvicër
-
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet Rezervuarët zviceranë kanë dukshëm më pak ujë se zakonisht për këtë kohë të vitit. Ato nuk... -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës













