Kosova
Iniciohet shkarkimi i ministres serbe Paunoviq për deklaratat që arsyetuan spastrimin etnik të shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se është dorëzuar kërkesa zyrtare për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq.
Sipas Kamberit, iniciativën e kanë ndërmarrë Grupi Parlamentar “Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut” dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD), ndërsa asaj i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë të opozitës. Në total, kërkesa është nënshkruar nga 53 deputetë dhe i është dorëzuar kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut.
Kamberi theksoi se nga kryeministri kërkohet që, pa vonesë, t’i propozojë Kuvendit Popullor shkarkimin e ministres Paunoviq, pas deklaratave të saj, të cilat kanë arsyetuar spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve nëntëdhjetë.
Ai vlerësoi se kryeministri mban përgjegjësi politike dhe institucionale për të reaguar, duke dëshmuar se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për zyrtarë që, sipas tij, mbrojnë idetë e dëbimit të qytetarëve mbi baza etnike dhe promovojnë veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore.
Deputeti shqiptar paralajmëroi se, nëse kryeministri Macut refuzon të propozojë shkarkimin e ministres, ai do të mbajë përgjegjësi për vazhdimin e mandatit të saj dhe për, siç u shpreh Kamberi, normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.
Kamberi bëri të ditur gjithashtu se iniciativa nuk është mbështetur nga partitë e pakicave nacionale që janë pjesë e qeverisë. Sipas tij, kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq nuk është përkrahur nga partia boshnjake e udhëhequr nga Usame Zukorliq, partia e Rasim Lajiqit dhe as nga partia hungareze e udhëhequr nga Bálint Pásztor/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg -
St. Gallen dhe Uri lëshojnë ndalime për zjarr dhe fishekzjarrë -
Ndalohet skara me qymyr në qytetin e Cyrihut













