Lajme
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali
Violinistja shqiptare Uendi Reka, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj artistike në Trieste të Italisë, vazhdon të afirmohet në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike me paraqitje në festivale dhe ansamble të njohura.
Pas një rrugëtimi të suksesshëm të shoqëruar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe angazhimeve me FVG Orchestra, artistja shqiptare do të ngjitet nesër në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie 2026, ku do të performojë si pjesë e Trio Lumina, transmeton albinfo.ch.
Në skenë, Uendi Reka do të interpretojë së bashku me violonçelistin Tommaso Valerio dhe pianisten Marina Miani.
Paraqitja në një nga festivalet më të njohura të muzikës klasike në rajonin Friuli Venezia Giulia përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për violinisten shqiptare, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026











